“Ma theve zemrën” Fjolla Morina humb personin e shtrenjtë
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka zbuluar përmes disa postimeve në rrjetet sociale se ka humbur një njeri të shtrenjtë për të.
Fjolla ka ndarë me 425 mijë ndjekësit e saj disa foto në “Instastory”, ku bashkëngjitur me to ka shkruar:
“Zemra ime. Kurrë në jetë nuk kisha dashur ta bëj këtë postim për ty, kështu siç po e bëj sot. Po Zoti e paska shkruar kështu. Zoti te shpërbleftë në lule të parajsës”.
Ndërkohë në postimin pasues këngëtarja e njohur shkruan se personi që ka humbur ka qenë si nënë e dytë për të dhe se nuk do t’i harrojë kujtimet që kanë bashkë.
“Zemrën ma theve. Ke qenë nëna ime e dytë dhe kurrë nuk do t’i harroj kujtimet e mira me ty”, shkruan Fjolla në foton tjetër.
Nga ana tjetër kujtojmë se Fjolla Morina ka hedhur pas lidhjen e saj me biznesmenin, Fisnik Syla, dhe është më e dashuruar se kurrë.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në “Instagram”. Fjolla publikoi disa imazhe ku duket një buqetë e madhe në formë zemre me trëndafila të kuq dhe shkronjën ‘F’.
Ndërsa më herët, ish-bashkëshorti i këngëtares postoi një video në rrjetin social “TikTok”, ku dukej në një klub nate, nën shoqërinë e disa vajzave. Interesant ishte përshkrimi që i kishte bërë videos në fjalë: “E bukur është si ruse”.
Menjëherë pas kësaj biznesmeni konfirmoi lidhjen e re duke u shprehur: “Është një vajzë e showbiz-it, por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë.”
Kjo deklaratë e tij erdhi fill pas një postimeve në “Instastory” që ndau Fjolla Morina, ku dukej në spital duke marrë serum.