Maas fton Kosovën dhe Serbinë të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë

22 prill 2021 | 14:04

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka ftuar Kosovën dhe Serbinë të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Para nisje se vizitës së tij në Kosovë, ai ka deklaruar se në bisedat në Prishtinë dhe Beograd temë diskutimi do të jetë edhe mënyra se si mund të trajtohen më mirë pasojat ekonomike.

“Pandemia përsëri na ka treguar se sa ngushtë janë të lidhura fatet e Gjermanisë, Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin në rritje të vaksinimit në BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën e përbashkët kundër virusit. Në bisedat e mia në Prishtinë dhe Beograd, megjithatë, temë e bisedës do të jetë edhe mënyra se si ne mund të trajtojmë më mirë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë së bashku”, ka deklaruar ai. /klankosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi dhe Penza do të përballen sonte (e enjte) në…