Maasi: Gjermania mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka thënë se Republika e Kosovës çdoherë do ta ketë mbështetjen e shtetit gjerman.
Ai ka thënë se duhet të punohet më shumë sa i përket luftës së korrupsionit që qytetarët e Kosovës t’i afrohen sa më shumë Bashkimit Evropian.
“Gjermania është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar në Kosovë. Nuk kishim dashur që Serbia të kishte votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Ne e kemi mbështetur anëtarësimin e Kosovës, por edhe nëse rikandidon ne prapë do ta mbështesim Kosovën për tu anëtarësuar në Interpol”, ka deklaruar Maas në një konferencë të përbashkët për medie me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ai ka treguar se Gjermania ka rezervat sa i përket vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe.