Mabetex do të ndërtojë ndërtesën e Ambasadës së Bangladeshit në Berlin
Kompanie Mabetex Group e udhëhequr nga Behgjet Pacolli do ta ndërtoj ndërtesën e Ambasadës së Bangladeshit në Berlin të Gjermanisë. Kështu ka bërë të ditur Behgjet Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Është nënshkruar sot një kontratë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Dhaka/Bangladesh dhe menaxhmentit të Mabco (Mabetex Group) për ndërtimin e ndërtesës së Ambasadës së këtij vendi në Berlin”, ka shkruar Pacolli.
Sipas njoftimit të Pacollit ky objekt do të përfundoj brenda afatit prej 18 muajsh.
Njoftimi i plotë i Behgjet Pacollit/
Është nënshkruar sot një kontratë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Dhaka/Bangladesh dhe menaxhmentit të Mabco (Mabetex Group) për ndërtimin e ndërtesës së Ambasadës së këtij vendi në Berlin.
Ndërtimi do të fillojë menjëherë dhe do të përfundojë në një kohë rekord prej 18 muajsh.
Na prift e mbara!