Mabetex Prishtina debuton me humbje në garat ndërkombëtare
Kampionia e Kosovës në basketboll te femrat, Mabetex Prishtina ka debutuar në garat e FIBA Euro Cup Women. Vashat prishtinase janë mundur në udhëtim nga skuadra ruse, MBA Moscow me rezultat 90:58 (27:14, 20:14, 27:10, 16:20).
Kjo ishte ndeshja e parë në këto gara për basketbollistet e Prishtinës, që synojnë të fitojnë përvojë nga garat ndërkombëtare, kurse dihet forca e skuadrave kundërshtare, që kanë një buxhet shumë më të madh dhe kanë më shumë përvojë në arenën ndërkombëtare.
Sidoqoftë, vashat prishtinase kanë dhënë maksimumin, derisa fituan çerekun e katërt 16:20.
Danisha Shaw kishte 16 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime, derisa u dalluan edhe Irma Konjusha me 14 pikë dhe Nyilah Myers me 13 sosh. Te skuadra ruse u dalluan Anastasia Logunova me 19 pikë dhe 12 kërcime dhe Elizaveta Komarova me 20 pikë.
Mabetex Prishtina ndeshjen e parë në shtëpi do ta ketë ndaj Sparta-s, më 24 tetor. Më 31 tetor e pret Beshiktashin, si dhe më pas e pret MBA Moscow më 7 nëntor. Dy ndeshjet e fundit do të jenë si mysafirë, ndaj Sparta-s më 27 nëntor dhe 5 dhjetor ndaj Beshiktashit. Dy ekipet e para kualifikohen tutje.