![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/Capture-80.jpg)
Mac Allister sot zhvillon testet mjekësore me Liverpoolin
06 qershor 2023
| 09:57
Alexis Mac Allister do t’i zhvillojë sot (e martë) testet mjekësore me Liverpoolin, pas është arritur ujdia me Brightonin.
Siç ka raportuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, Mac Allister pasi t’i kompleton testet mjekësore, të mërkurën argjentinasi do të nënshkruaj kontratën.
Ai do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2028. Alexis dëshiron që ta kompletoj këtë lëvizje para se t’i bashkohet kombëtares së Argjentinës.
Argjentinasi do të transferohet në “Anfield” për rreth 60 milionë euro.