Mac Miller po punonte për këngë të reja pak orë para vdekjes
10 shtator 2018
| 11:14
Mac Miller lëshoi një këngë përfundimtare para se të vdiste. Reperi 26-vjeçar ishte duke punuar në një projekt të ri vetëm pak orë para vdekjes së tij dhe këtë e ndau me ndjekësit në “Instagram”.
Në katër video, të cilat ende janë në profilin e tij, Mac lëshon këngën në një gramafon. Mac Miller u gjet i vdekur të shtunën në shtëpinë e tij pasi dyshohej për një mbidozë.