Maccabi Tel Aviv bën ofertë për Manajn

06 gusht 2021 | 15:04

Në skenë për Rey Manajn del një klub i ri. Mediat katalanase dhe më konkretisht “Sport.es” bën me dije se në drejtim të Barcelonës ka mbërritur një ofertë nga Maccabi Tel Aviv me izraelitët që kanë ofruar 1,5 milionë euro për gjysmën e kartonit të sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Një ofertë që gjithsesi nuk ka tunduar Barcelonën e cila është e pavendosur se çfarë do të bëjë me Manajn, ndërkohë që ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Përveç Sassuolos dhe Venezias nga Serie A dhe Real Betis e Granadas në La Liga, për Rey Manaj ka shfaqur interes edhe klubi kazak i Aktobes që është gati të bindë Barcelonën me një ofertë të majme ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…