Macet mund të infektohen me koronavirus dhe ta bartin
Në një studim të bërë kohën e fundit nga Instituti i Kërkimeve Veterinare Harbin në Kinë, është arritur në përfundimin se macet janë shumë të prekshme nga virusi. Macet kanë aftësinë që të infektohen me koronavirus dhe ta transmetojnë atë.
Kjo është konfirmuar nga një studim disa ditë pasi një grua në Belgjikë ia kaloi sëmundjen maces së vet. Laboratori zbuloi se kafshët mund ta transmetojnë sëmundjen te macet e tjera përmes spërklave që lëshohen gjatë frymëmarrjes pasi u bënë eksperimente në një numër të vogël të tyre.
Sa i përket rastit në Belgjikë, veterinarët zbuluan se macja e zonjës e kishte marrë sëmundjen, një javë pas shfaqjes së simptomave.
Në atë kohë virologu nga Belgjika Steven van Gucht tha se ishte një ‘incident i izoluar’, duke treguar se sa shpejt shkencëtarët po zhvillojnë njohuritë e tyre për llojin e ri të koronavirusit që u zbulua në Wuhan të Kinës në dhjetor.