Macja e Karl Lagerfeldit, Choupette, trashëgon gjithë pasurinë e tij
19 shkurt 2019
| 16:06
Ikona e modës, Karl Lagerfeld është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 85-vjeçare.
Përpara se ai të vdiste ka dhënë një intervistë për emisionin “Le duvan” ku është shprehur se të gjithë pasurinë e tij do ta trashëgojë macja e tij, Choupette.
“Ajo ka fatin e saj. Ajo është një trashëgimtare, dhe nëse diçka më ndodh, personi që do të kujdeset për të nuk do të jetë një mjeran. Paratë që nuk do të marr me vete, i takojnë asaj. Choupette është një vajzë e pasur”, është shprehur Karli.
Karl gjithashtu ka thënë se Choupette ishte shumë xheloze për të dhe nuk lejonte askënd t’i afrohej.