Macja me kancer “gjen zgjidhje” tek vaji i kanabisit
26 prill 2018
| 11:08
Një mace, e cila pothuajse humbi “9 jetët e saj” pasi u prek nga kanceri, po rikuperohet përsëri për shkak të përdorimit të vajit të kanabisit.
Macja e quajtur “Ginge” ishte afër ngordhjes, kur në njërën prej këmbëve të saj u zhvillua një tumor i madh. Brenda vetëm dy ditëve të vendosjes së pesë pikave të vajit në ushqimin e Ginges, tumori i maces u zvogëlua me shpejtësi dhe ajo sot është shumë mirë.