Macron dënon sulmin në qendrën tregtare: Populli rus duhet të shohë të vërtetën

28 qershor 2022 | 11:07

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmin me raketa të Rusisë në qendrën tregtare në Ukrainën qendrore, duke e përshkruar atë si të neveritshme.

Në një postim në Twitter ku ka publikuar edhe një video të pasojave të sulmit në Kremenchuk, Macron tha se populli rus duhet të shohë të vërtetën.

“Bombardimi i një qendre tregtare në Kremenchuk nga Rusia është një gjë e neveritshme. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve të viktimave dhe zemërimin përballë një mizorie të tillë. Populli rus duhet të shohë të vërtetën”, ka shkruar Macron.

Për shumicën e rusëve, televizioni mbetet burimi kryesor i lajmeve, i cili kontrollohet fort nga Kremlini dhe pompon propagandën e luftës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do ta vizitojë…