![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/le-president-francais-emmanuel-macron-a-brdo-pres-de-ljubliana-le-6-octobre-2021_6325928-600x358-1.jpg)
Macron: Dialogu Kosovë – Serbi duket shumë kompleks
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në përfundim të samitit të Brdo foli për një situatë komplekse në Ballkan.
Macron iu referua problemeve mes Kosovës dhe Serbisë por dhe përplasjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Sipas Macron, Ballkani sot po “përballet me një farë rikthimi prapa të historisë dhe tensione të mëdha”, raporton Euronews Albania.
“Ne duhet t’u përgjigjemi me angazhim politik dhe më shumë vëmendje për të mundësuar integrim më të madh tregtar dhe njerëzor në rajon dhe të kemi një politikë për një qasje të përbashkët për trajtimin e minoriteteve që është një temë që i përket gjithë rajonit”, tha ai.
Në përfundim, presidenti francez foli dhe për çështje të rëndësishme të BE përtej Ballkanit duke theksuar nevojën e bashkëpunimit me Rusinë dhe Turqinë.
“Dëgjoni, unë mendoj se BE ka dy sfida kryesore, ka shumë të tjera por janë institucionale. Ne duhet së pari të zgjerojmë kufirin tonë dhe të kemi një diskutim me fqinjët tanë, në veçanti me Rusinë dhe Turqinë dhe në të njëjtën kohë ne duhet të transformojmë thellësisht funksionimin tonë të brendshëm”, përfundoi Macron.