Macron do që të ndalohet financimi i partive politike nga fuqi të huaja
04 mars 2019
| 23:19
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkoi që të ndalohet financimi i partive politike evropiane nga fuqi të huaja.
Në një shkrimi të publikuar sot në shumë media, Macron propozon krijimin e një “agjencie evropiane të mbrojtjes së demokracive, të ngarkuar me mbrojtjen e zgjedhjeve në çdo shtet anëtar nga sulmet kibernetike dhe manipulimi”.
“Ne duhet të ndalojmë nga interneti, nëpërmjet rregullave evropiane, të gjitha fjalimet e urrejtjes dhe të dhunës”, theksoi presidenti francez në këtë shkrim të publikuar dy muaj pra zgjedhjeve evropiane, përcjell “ATA”.