Macron: E ardhmja e Shqipërisë është plotësisht në Evropë
Presidentin francez Emmanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë, ka thënë e ardhmja e Shqipërisë është plotësisht në Evropë.
Macron ka theksuar se kjo vizitë në Shqipëri është një formë riangazhimi i Francës për këtë vend dhe rajonin në përgjithësi.
Ai ka thënë se ishte një gabim i thellë që prej viti 1912 asnjë president i Republikës Franceze nuk kishte ardhur në Shqipëri.
“Dua të shoh nga e ardhmja. Delegacioni që më shoqëron tregon për vullnetin tonë. Isha shumë i lumtur që i dorëzova dekoratën Kadaresë. Isha i lumtur për darkën, që shoqërohej nga performanca e Prelocaj. Ecim bashkërisht për liceun francez të Korçës. Shpresojmë të jemi në anën tuaj në ambicien tuaj për turizmin. Franca do të angazhohet që të formojë shqiptarët e rinj në zanatet. Kemi vullnetin për të hapur shkollën 42 për zanatet digjitale. Do ta zhvillojmë Shqipërinë në reformën ekonomike. 210 milionë euro janë hedhur që prej viti 2019 dhe më shumë do të hidhen deri në 2027 sipas prioriteteve tuaja. Gëzohem për ato që kemi arritur në bashkëpunimin e kriminalitetit. Do të vazhdojmë të ecim përpara me këtë dinamikë. Jam i bindur që vendi juaj është i ankoruar në Evropë. Të jem me ju sot, është të shpreh një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Evropa. Po hyjmë në një erë të re. Në erën e ribashkimit! Edhe ju e thatë se jeni një popull që e doni Evropën, mendoj se kjo është kryesorja. Ky bashkim është për popujt sovranë që e kërkojnë. E ardhmja juaj është plotësisht në Evropë. Synojmë një bashkim mes të ngjashmish, ku të flasim për çështje të përbashkëta”, ka thënë Macron.