Macron e publikon edhe në gjuhën shqipe fjalimin e tij në Beograd
17 korrik 2019
| 22:58
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë vizitës ditore dje në Serbi është takuar me liderët e këtij shteti e po ashtu ai ka folur edhe për Kosovën.
Deklarata e tij është injoruar nga mediat serbë, por vet Macron ka publikuar në profilin e vet në “Facebook”, fjalimin e tij përkthyer me titra shqip.
“Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, është mbishkrimi që Macron i ka lënë videos.