Macron: Evropa duhet të përforcojë mbrojtjen e saj

27 mars 2025 | 15:52

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mirëpritur rolin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në bisedimet e paqes për Ukrainën duke nënvizuar se janë në “kontakt të vazhdueshëm”.

Ai ka thënë se qëllimi i koalicionit është i dukshëm.  “Në thelb, për ta fituar paqen, ne duhet ta vendosim Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm për të negociuar dhe për të garantuar se paqja e negociuar do të zgjasë dhe mbi të gjitha është e qëndrueshme”, ka deklaruar Macron pas samitit të zhvilluar në Paris mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe disa prej vendeve anëtare të NATO-s .

Macron më pas thotë se secili anëtar në diskutimin e sotëm ra dakord se Evropa duhet të përforcojë mbrojtjen e saj.

Ai po ashtu ka ripërsëritur deklaratat e liderëve të tjerë evropianë, duke thënë se “asnjë sanksion nuk duhet të hiqet” kundër Rusisë, derisa paqja të vendoset njëherë e mirë.

Sa u përket garancive të sigurisë, Macron ka thënë se një aspekt kyç i sigurisë së Ukrainës është që ajo të ketë një ushtri të fortë dhe të pajisur mirë, pasi të konkludohet një marrëveshje armëpushimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punëtor i Ndërmarrjes “Trepça” është ankuar se nuk iu…