Macron fton Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një kompromis
23 qershor 2021
| 20:40
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen si evropianë për të gjetur një kompromis, pasi siç ka thënë, vetëm në këtë mënyrë, Prishtina dhe Beogradi do të kthehen drejt një të ardhmeje evropiane.
“Unë i ftoj Kosovën dhe Serbinë për tu angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë Beogradin dhe Prishtinën të kthehen drejtë një të ardhmeje evropiane”, ka thënë Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para Pallatit Elysee.
Macroni ka thënë se Kosova ka një interes të veçantë për Bashkimin Evropian dhe se Kosova do të ketë mbështetjen e shtetit të Francës në të gjitha proceset që do ta çojnë përpara këtë vend.