
Macron i drejtohet popullit: Kush mund të besojë se Rusia do ndalet në Ukrainë?
Presidenti i Francës Emanuel Macron i është drejtuar popullit francez këtë të mërkurë duke u shprehur se tashmë bota është në një epokë të re sa i përket sigurisë.
Ai tha se ditën e nesërme në takimin me krerët e BE-së do të diskutohet dyfishimi i buxhetit për armatimet në Evropë, pasi sipas tij, vendet e BE-së duhet të tregojnë se janë të afta të mbrojnë rajonin.
“Jemi në një erë të re. Siguria ka mbërritur në një pikë të paqartësisë. Ditën e nesërme do të kemi një takim me krerët e Bashkimit Europian dhe Këshillit Evropian, për të marrë disa vendime.
Gjëra që Franca ka vite që i sugjeron si buxheti ushtarak, i cili duhet të jetë për të gjitha vendet. Ne duhet të punojmë që të kemi një ushtri më të mirë dhe të industrializojmë rajonin tonë. Ditën e nesërme duhet të bisedojmë në këtë perspektivë, pasi duhet të përballemi me të vërtetën.
Duhet të jemi të sigurt që vendet e Bashkimit Evropian janë të afta të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Duhet të marrim aksione nisur që nga Franca. Duhet të arrijmë në dyfishimin e buxhetit të armatimit deri në vitin 2030”, tha Macron.