
Macron i premton Zelenskyt furnizime me armë
18 maj 2022
| 08:09
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka premtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se dërgesat franceze të armëve në Ukrainë në ditët në vijim do të shtohen, duke bërë me dije se vendi ishte i gatshëm t’u përgjigjet kërkesave shtesë për ndihmë.
Zelensky ka treguar më herët se ka zhvilluar një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me homologun e tij francez këtë pasdite.
Përmes një postimi në “Twitter”, Zelensky tregoi se kishte folur edhe me Macron për aplikimin e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Gjatë bisedës telefonike, Macron tha se aplikimi do të shqyrtohej nga anëtarët e BE-së në një samit në muajin qershor.