Macron i shkruan Osmanit, e inkurajon për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi
19 prill 2021
| 15:27
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka shkruar letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e uruar për postin.
Macron ndër tjera në letër ka përmendur edhe temën e dialogut Kosovë – Serbi, duke inkurajuar në vazhdimin e tij drejt një marrëveshje gjithpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.
“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në telegramin e Presidentit Macron.
Presidenti francez ka theksuar se marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë të forcohen edhe më tutje.