Macron i vendosur, nuk heq dorë nga taksa e karburanteve
Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se nuk do të heqë dorë nga taksa shumë e diskutueshme ndaj karburanteve, duke treguar një qëndrim të palëkundur pavarësisht protestave që kanë përfshirë Francën prej shumë ditësh.
“Nuk i ngatërroj veprimet e papranueshme të protestuesve me qytetarët që duan të përcjellin një mesazh dhe duan t u dëgjohet zëri. Nuk do të thyem përpara atyre që kërkojnë shkatërrim dhe trazira. Ju nuk mund të jeni pro mjedisit të hënën dhe pastaj të martën kundër rritjes së çmimit të karburantit. Ne duhet të dëgjojmë protestuesit, por jemi në një gjendje alarmi mjedisor”, ka thënë Macron.
Mijëra protestues kanë mbushur rrugët e Francës kundër çmimit të rritur të naftës. Por kreu i shtetit u shpreh i hapur për ide të tjera dhe rikshikimin e mënyrës se si do aplikohet taksa.