Macron kritikohet për ndërtimin e një pishine
21 qershor 2018
| 20:32
Presidenti francez, Emmanuel Macron po përballet me kritika në lidhje me planet e tij për të ndërtuar një pishinë në shtëpinë e tij private presidenciale.
Pishina e planifikuar në Fort Brégançon, në bregdetin jug-lindor të Francës, është e dizajnuar që të ofrojë privatësi për familjen e presidentit, në veçanti për fëmijët.
Megjithatë kundërshtarët politikë të Macron kanë thënë se ky plan është ekstravagancë.
Çmimi i ndërtimit të kësaj pishine besohet të jetë rreth dhjetë mijë euro.
Planet për nderimin e kësaj pishine vijnë pas diskutimeve të shumta në lidhje me çmimin e pjatave për darkë në pallatin Élysée.