![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/macron-1.jpg)
Macron: Mbështetem te Kina për ta sjellë në vete Rusinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar homologut të tij të Kinës, Xi Jinping, që të ndihmojë në ndalimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, raportoi BBC-ja.
“Unë e di se mund të mbështetem tek ju për ta sjellë Rusinë në vete dhe për t’i sjellë të gjithë përsëri në tryezën e negociatave”, ka thënë ai.
Xi nga ana tjetër ka thënë se dy vendet e tyre kanë aftësinë dhe përgjegjësinë për të mbrojtur paqen botërore.
Macroni po qëndron në një vizitë zyrtare në Kinë, e cila po zhvillohet pas përkeqësimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Kinës, e cila ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës.
Presidenti francez ka kërkuar gjithashtu të forcojë lidhjet tregtare. Atij i bashkohet edhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilën e ftoi të merrte pjesë në bisedimet me udhëheqjen kineze, si dhe një delegacion të madh biznesi.