Macron: Morrison gënjeu Francën për marrëveshjen e nëndetëseve
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se kryeministri i Australisë Scott Morrison e ka gënjyer për marrëveshjen e nëndetëseve.
I pyetur nëse ai mendon se Morrison e ka gënjyer atë, duke mos e njoftuar për marrë veshjen me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paktin e ri. Macron u përgjigj: Nuk mendoj, e di.
Franca u zemërua pasi Australia anuloi një marrëveshje prej 37 miliardë dollarësh dhe negocioi një pakt të ri mbrojtjeje me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe të ashtuquajturin Aukus duke mos i qëndruar besnike paktit me Francën.
Dyshja u takuan në samitin e G20 në Romë për herë të parë që kur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Presidenti Macron u pyet nga një gazetar australian nëse ai mund t’i besonte sërish kryeministrit australian dhe ai tha se ka shumë respekt për Australianë mirëpo në nvizoi se Australia duhet të jetë e sinqertë.
Më herët kryeministri australian Scot Morrison pranoi se ishte i vetëdijshëm për zhgënjimin e Francës dhe se do të punonte për rindërtimin e urave të bashkëpunimit.
Njoftimi për marrëveshjen e re të sigurisë zemëroi Francën dhe në muajin shtator e cila tërhoqi ambasadorët e saj nga Uashingtoni dhe Kanberra. Pakti i ri për siguri synon të luftojë ndikimin në rritje të Kinës.