Macron: Naive të mendosh se Kina kishte trajtuar më mirë me krizën
Pekini ka fshehur numrin e vërtetë të viktimave
Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar lidhur me raportimet e fundit qe vijne nga Kina, e cila vetem sot ka rritur me 50% numrin e viktimave si pasoje e koronavirusit.
BBC shkruan sot se Macron nuk ka fshehur dyshimet per situaten reale ne ate vend, duke mos e lene pa thene se eshte skeptik lidhur me menaxhimin e semundjes ne Kine.
Macron i tha Financial Times se ishte “naive” të mendonte që Kina ishte trajtuar më mirë me krizën.
I pyetur nëse përgjigjja autoritare e Kinës për të mbajtur shpërthimin nën kontroll kishte ekspozuar dobësinë e demokracive perëndimore, Macron tha se nuk kishte asnjë krahasim midis shoqërive të hapura dhe atyre ku shtypet e vërteta.
“Duke pasur parasysh këto ndryshime, zgjedhjet e bëra dhe ajo që është Kina sot, të cilën unë e respektoj, le të mos jemi aq naiv sa të themi se ka qenë shumë më mirë në trajtimin e kësaj pandemie se vendet e tjera,” ai tha për Financial Times.
“Ne nuk e dimë. Ka qartësisht gjera qe kane ndodhur qe ne nuk i dime”- tha ai.
Komentet e tij erdhën kur Kina rishikoi numrin e saj të vdekjes nga qyteti Wuhan, ku filloi shpërthimi, duke u rritur me 50% shifren.
Kina ka raportuar ditën e sotme 1290 viktima të reja nga koronavirusin, duke e çuar numrin total të viktimave në 4632, një shifër shumë e vogël kjo krahasuar me vendet perëndimore.