Macron ndryshon ngjyrat e flamurit zyrtar francez

15 nëntor 2021 | 22:41

Presidenti Emmanuel Macron ka ndryshuar ngjyrën blu në flamurin zyrtar francez, duke e zëvendësuar me një nuancë blu më të errët, raportoi BBC News.

Pas këtij vendimi flamujt në ngjyrën e re u ngritën në pallatin presidencial vitin e kaluar pa u shoqëruar me një ceremoni.

Macron donte të kthente flamurin në ngjyrë blu të errët, si një simbol i Revolucionit Francez, sipas Europe 1.

Megjithatë, si flamujt më të errët ashtu edhe ata më të çelët kanë qenë në përdorim për dekada në Francë.

Marina e Francës dhe shumë ndërtesa zyrtare në mbarë vendin kanë përdorur gjithmonë nuancën blu detare.

Por, në vitin 1976 nën drejtimin e presidentit Giscard d’Estaing, shteti francez prezantoi një blu më të ndezur në trengjyrëshin për t’u përshtatur me ngjyrën blu në flamurin e Europës.

Ai ishte pjesërisht një vendim estetik, sepse flamujt francezë dhe europianë qendronin pranë njëri-tjetrit në shumë vende, raporton Europe 1.

Pallati Élysée nuk e ka shpallur publikisht ndryshimin e ngjyrës në flamurin francez, dhe nuk është dhënë asnjë urdhër që institucionet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Thuhet se ka patur disa mosmarrëveshje për ndryshimin e ngjyrës blu të sugjeruar nga Macron, pasi disa mendonin se nuanca e re ishte e shëmtuar dhe do të dukej keq me flamurin e BE-së, dhe flamurë të tjerë nostalgjik të viteve para 1976.

Megjithatë, të gjithë të interesuarit këmbëngulin se ndryshimi i ngjyrës nuk duhet të interpretohet si një gjest kundër BE-së, raporton Europe 1.

Franca do të marrë presidencën e rradhës të BE-së në janar.

Presidenti Macron gjithashtu pritet të përballet me zgjedhjet presidenciale në prill të vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij rus Vladimir…