Macron në konferencë me Ramën: Shqipëria ka avancuar në rrugën drejt integrimit në BE
Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka përgëzuar Shqipërinë për ecurinë drejt integrimit në BE gjatë konferencës për shtyp që mbajti me kryeministrin Edi Rama.
“Ju e dini se mund të keni besim te vendosmëria ime. Dua të përsëris angazhimin e Francës në favor të anëtarësimit të vendit në BE dhe të lëvizjes që ne kemi për Ballkanin Perëndimor. Këtu bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Evropës, për ta bërë më të fortë. Që prej mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë, Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj drejt integrimit. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitetet për të avancuar. Përshëndes zërin e Shqipërisë në rajon dhe skenën ndërkombëtare. Së fundmi pritët në Tiranë një samit rajonal ku pritët edhe Zelenskyt për të forcuar unitetin me Ukrainën”, tha Macron.
Rama po qëndron për vizitë në Francë.
Rama gjatë fjalës së tij, kujtoi edhe kohën kur sapo kishte mbërritur në Francë në vitet 1990.
“Po vij nga një përvojë e dendur para disa minutash. Një ceremony që nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillim të viteve ’90. Kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të marrë një taksi. Pastaj jetova ato vështirësitë e mëdha të asaj kohe për të gjithë ata dhe ato që vinin nga Shqipëria, sepse Evropa nuk ishte e lehtë për ne në ato kohë. Mendova se kisha parë gjithçka deri mbërrita një ditë I shoqëruar për të ardhur në këtë pallat për të marrë legjinin e nderit. Por sot jam shumë krenar, jo për veten, por për Shqipërinë, për këtë miqësi. Ishte hera e parë në historinë tonë diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritet në këtë mënyrë”, tha Rama.