Macron po i trembet humbjes së shumicës parlamentare

19 qershor 2022 | 08:50

Nëse Macron të dielën (19.06) e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet rregullisht që të marrë mbështetjen e kampeve të tjera politike dhe të bëjë më shumë kompromise për programin e tij qeveritar.

Të dielën zhvillohet raundi i balotazhit për zgjedhjet parlamentare në Francë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron i trembet humbjes së shumicës absolute në Asamblenë franceze.

Një “shumicë e qartë”, për të cilën ai u kishte bërë thirrje në të dyja raundet zgjedhore është e rrezikuar, sipas sondazheve të fundit.

Partia e presidentit Macron “Ensemble” mund të marrë 225 deri në 305 vende, bashkë me aleatët e saj. Për shumicën absolute nevojiten 289 vende. /dw/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gleison Bremer padyshim ka qenë njëri nga mbrojtësit më të…