Macron: Të riorganizohen zgjedhjet në veri
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana ka kërkuar që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq të dënojë sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku një grup i armatosur qëlloi drejt Policisë së Kosovës.
Sipas tij, dënimi i këtyre ngjarjeve do të ndikonte për qetësinë e kufirit.
Macron duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Tiranë, ka theksuar më tej rëndësinë e zgjedhjeve të
reja në komunat në veri të Kosovës, por edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Po ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet. Franca dhe Gjermania ka bërë një propozim që mendoj është i mirë. Është përgjegjësi e Vuçiqit që të dënojë ngjarjet e 24 shtatorit. Kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi. Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat në veri, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe institucione, njohjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës. Të gjitha këto sipas radhës”, ka thënë presidenti Macron.