Macron thotë se Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët për medie në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.
Macron nuk dha më shumë detaje rreth kësaj çështje, mirëpo ai tha se çështja e vizave për momentin është pezulluar.
“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiq dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, ka thënë Macron.