Macron: Vaksinat shpëtojnë jetë

04 gusht 2021 | 11:48

Mes protestave në rritje kundër vaksinave në Francë, presidenti Emmanuel Macron është përpjekur të rrëzojë mitet popullore, duke nxitur të gjithë të marrin vaksinën anti- Covid.

“Shifrat tregojnë se 85% e njerëzve të shtruar aktualisht në Francë me COVID-19 janë të pavaksinuar. Kur ju vaksinoheni, ju zvogëloni jashtëzakonisht rrezikun e marrjes së Covid. Vaksinat shpëtojnë jetë, Covid vret”, është shprehur Macron.

“Së fundi, ju nuk merrni vaksina vetëm për veten tuaj, por për familjen tuaj … sepse vaksina mbron prindërit, gjyshërit dhe miqtë tuaj gjithashtu. Bëni vaksinimin edhe për të tjerët”, ka vijuar më tej ai.

Teksa ndodhej në jug të Francës, ku ai po pushon me gruan e tij Brigitte, Macron ka postuar disa video në rrjetet sociale, duke iu drejtuar skeptikëve të vaksinës dhe duke i ftuar ata të bëjnë pyetje të drejtpërdrejta.

Për të frenuar rifillimin e valës së katërt të pandemisë për shkak të  variantit Delta, administrata Macron prezantoi një projekt-ligj në parlament që detyron punonjësit e sistemit shëndetësor të vaksinohen.

Ndërsa qytetarët që dëshirojnë të hyjnë në vende të tilla si restorante, kafene dhe qendra tregtare apo edhe transport publik duhet të tregojnë se janë vaksinuar, shëruar nga COVID-19 ose rezultojnë negative pas një testi.

Aktualisht, mbi 42 milionë persona në Francë kanë marrë një dozë të vaksinës dhe mbi 35 milionë janë plotësisht të vaksinuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo ka ndryshuar shumë që nga koha kur u bë…