Macroni bën përpjekjen e fundit për t’i ulur tensionet Rusi-Ukrainë

20 shkurt 2022 | 15:26

Sot gjatë ditës presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe lideri i Rusisë Vladimir Putin kanë biseduar rreth tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kjo bisedë është parë si një përpjeke e fundit për të shmangur pushtimin e Ukrainës nga forcat ruse, ka deklaruar zyra e presidentit Macron.

Telefonata ka zgjatur më shumë se 100 minuta, dhe kjo erdhi dy javë pas takimit që presidenti Macron ka pasur me Putinin në Moskë.

Kjo telefonatë është bërë një ditë pasi që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar se nuk do t’i përgjigjet provokimeve që vijnë nga rebelët që përkrahin Rusinë, dhe se ai është i gatshëm për dialog.

Në fjalimin e tij në konferencën e Sigurisë në Mynih, Zelensky, i ka kërkuar shteteve perëndimore që t’i ndalin ato që ai e quante “politika të buta” ndaj Putinit, duke kërkuar kështu një presion më të madhë ndaj Rusisë.

Pas kësaj bisede me Putinin të dielën, Macron ka telefonuar edhe Zelenskyn, ka deklaruar zyra e presidencës franceze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar edhe dy ndeshje të tjera të Superligës së…