
Macroni bisedon me Putinin për situatën në Siri
13 prill 2018
| 17:42
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me përkeqësimin e situatës në Siri.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku ka bërë thirrje për më shumë dialog me Moskën, ka njoftuar zyra e tij.
Macroni, i cili të enjten ka thënë se Franca ka dëshmi se regjimi sirian ka përdorur armë kimike në sulmin në Duma, gjithashtu ka shprehur keqardhjen e tij për përdorimin e vetos nga Rusia në Këshillin e Sigurimit lidhur me këtë sulm.
“Presidenti i Republikës ka bërë thirrje që dialogu me Rusinë të intensifikohet, në mënyrë që paqja dhe stabiliteti të kthehen në Siri”, është thënë në njoftimin e Zyrës së presidentit Macron.