Macroni dhe Erdogani takohen para fillimi të samitit të NATO-s
11 korrik 2023
| 12:39
Liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Vilnius në Samitin dyditor të Aleancës, në të cilin pritet të ratifikohet edhe pranimi i Suedisë.
Në margjinat e Samitit janë mbajtur dhe do të mbahen disa kontakte dypalëshe. Në këtë kuadër, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka mbërritur paradite në qendrën ku mbahet Samiti, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Më pas ai u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron.