Macroni dhe Merkeli do të flasin me krerët e BE-së për koronavirusin

16 mars 2020 | 13:00

Disa prej krerëve më të lartë të Bashkimit Evropian (BE) do të mbajnë sot takim rreth pandemisë së koronavirusit që është përhapur shpejt anembanë Evropës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të diskutojë shpërthimin e këtij virusi me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, bashkë me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar Elysee Palace.

Franca dhe Gjermania janë përballur me numër të madh të rasteve me COVID-19,  me më shumë se pesë mijë persona të prekur në secilin vend.

Në total gjashtë nga dhjetë vendet më të prekura nga kjo pandemi, janë nga Evropa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anije me 193 emigrantë klandestinë në bord është përplasur…