Macroni dhe Scholzi i shkruajnë Vuçiqit: Të jeni të gatshëm për vendime të vështira në dialog
04 shtator 2022
| 13:30
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz i dërguan një letër të përbashkët presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Në letër, kreut të shtetit serb i bëhet thirrje të tregojë “vendosmërinë dhe gatishmërinë maksimale” për të marrë vendime të vështira, “të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. nën kujdesin e BE-së”, është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Presidentit të Serbisë.