Macroni: Duam ta heqim dënimin me vdekje në të gjithë botën

10 tetor 2021 | 12:45

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se do ta organizojë një samit për ta hequr dënimin me vdekje në botë.

“Njoftoj se më 9 tetor, Franca do ta rifillojë luftën për heqjen universale të dënimit me vdekje”, ka thënë Macroni në një fjalim në Paris me rastin e 40 vjetorit të heqjes së dënimit me vdekje në Francë.

Ai ka thënë se si pjesë e presidencës franceze të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2022, ai do ta organizojë një samit në Paris me organizatën joqeveritare

“Së bashku kundër dënimit me vdekje”, ka thënë ai për t’i bashkuar shoqëritë civile të vendeve që ende kryejnë dënim me vdekje për rëndësinë dhe urgjencën e heqjes së tij.

Robert Badinter, ish-ministër francez i drejtësisë, i vlerësuar për heqjen e dënimit me vdekje në vend më 1981, ka thënë se ishte absolutisht i bindur se dënimi me vdekje do të zhdukej në botë, sepse, siç ka thënë është një turp për njerëzimin.

“Ajo nuk e mbron shoqërinë, ajo e turpëron atë”, ka thënë Badinteri në një fjalim në Pantheon.

Macroni ka kujtuar se në vitin 1981, Franca ishte vendi i 35-të në botë që e hoqi dënimin me vdekje.

“Deri më tani, 106 shtete e kanë bërë këtë, dhe 50 kanë shpallur një moratorium de jure ose de facto për ekzekutimet”, ka thënë Macroni.

Ai ka shprehur keqardhjen që të paktën 483 dënime me vdekje janë zbatuar në 33 vende të botës vitin e kaluar. Ndëshkimi me vdekje është në fuqi, ndër tjerash, në Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Indi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pasi…