Macroni: E pranojmë që është bërë progres në Shqipëri, por ai i duhuri nuk është ende
Në një deklaratë për medie fill pas fjalimit të Angela Merkelit ishte radha e presidentit francez Emmanuel Macron për të folur mbi mosdhënien e një PO-je sa i takon hapjes se negociatave në mes të BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Presidenti francez ka thënë se Shqipëria ka shënuar progres në reforma, por jo as sa duhet.
“Shqipëria po kalon nëpër disa reforma të mëdha. Ne në fakt e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është ende, ka situata që ende s’janë të kontrolluara, ka problem me emigrimi; diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Evropës. Në fakt Bashkimi Evropian ka disa probleme të brendshme, por para se të ndodhë procesi i zgjerimit ka nevojë për reformim të brendshëm”.
“Në fakt dihet që nëse nuk u hapim dyert ndoshta s’do ketë përpjekje por kjo prapë nuk mjafton, duhet të finalizojmë reformat tona, nëse ne do të vijojmë më reformat tona, atëherë mund të vazhdojmë më tej me procesin e zgjerimit, sepse nuk mjafton thjesht hapja e dyerve. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende, që kërkojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, duhet t’i shohim këto vende të cilat janë në proces, procesi duhet parë i gjithi. Në momentin që ne do hapim dyert mund edhe të na fajësojnë lidhur me këtë, duhet të reformojmë Evropën, na duhet një tjetër proces zgjerimi, na duhet strategji, besueshmëri, pra këto janë komentet e mia që doja të ndaja me ju”, ka thënë Macroni.