Macroni e thërret në telefon, por Zelensky nuk e ndërpret intervistën me gazetarët e ‘BBC’-së
Asnjë telefon nuk lejohet kur takoni Volodymyr Zelenskyn, ose ndonjë gjë tjetër që mund të tregojë vendndodhjen tuaj – pasi ai është në shënjestër të vazhdueshme të Rusisë.
Reporterët e “BBC”-së e takuan të enjten në mëngjes presidentin ukrainas, në ditën e 50 të agresionit rus.
Pas kontrolleve të shumta të sigurisë dhe një shëtitjeje të gjatë nëpër korridoret e errësuar të një godine të fortifikuar qeveritare në kryeqytet, të shoqëruar nga roje të armatosura, gazetarët e mediumit britanik arritën në dhomën e sigurisë së presidentit.
Në momentin e fillimit të intervistës, Zelenskyn e telefonoi presidenti francez, Emmanuel Macron, por ai nuk e ndali takimin me gazetarët britanik.
“Do të më duhet t’ju telefonoj më vonë, jam me BBC-në”, tha i pari i shtetit ukrainas gjersa tregoi se të dy kanë marrëdhënie miqësore.
“Ndërveprimet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidentin amerikan, Joe Biden janë më formale”, tha Zelensky, por ai ishte mirënjohës për furnizimet e tyre me armë.
“Ata po përpiqen të ndihmojnë dhe po ndihmojnë”, shtoi ai.