Macroni edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

06 maj 2024 | 15:08

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dërguar një mesazh të qartë për Kylian Mbappen, i cili është duke përfunduar kontratën e tij me PSG-në dhe në Francë besojnë se klubi i tij i ri do ta lejojë atë të konkurrojë në Lojërat Olimpike.

“Unë me të vërtetë shpresoj që të gjitha klubet evropiane të lirojnë lojtarët e tyre, siç kanë bërë klubet franceze, kjo është fryma olimpike”, deklaroi Emmanuel Macron në një intervistë për ‘La Tribune Dimanche”.

“Unë takova babanë e Mbappes javën e kaluar dhe i bëra pyetjen. Ai më tha: ‘Ai dëshiron të luajë në to’ (Lojërat Olimpike)”, ka thënë presidenti francez.

Së fundmi Mbappe, ka deklaruar se “pozicioni im nuk ka ndryshuar, por e vërteta është se unë nuk mendoj për Lojërat Olimpike. Jam i fokusuar në ngjarjet aktuale dhe ngjarjet aktuale tani përfshijnë PSG-në”.

Kylian Mbappe dhe Real Madrid kanë një paramarrëveshje me të cilën nga 1 korriku, sulmuesi francez do të bëhet një lojtar i Los Blancos.

Në vitin 2022, Emmanuel Macron,  ka penguar Kylian Mbappen të largohej nga PSG për të nënshkruar me Real Madridin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj dy rusëve…