Macroni flet pas takimit urgjent të liderëve të BE-së në Paris

18 shkurt 2025 | 08:07

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ai ka folur me  presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për t’i informuar ata rreth mbledhjes së djeshme të liderëve evropianë në Paris.

Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së u takuan dje për një samit urgjent për Ukrainën. Nuk dihet se çka u diskutua – por raportet sugjerojnë se vendet ishin të ndara nëse Evropa do të dërgonte paqeruajtës në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje armëpushimi, shkruan BBC.

Duke shkruar në X vonë të hënën, Macron tha se arritja e e një marrëveshje paqeje “duhet të shoqërohet me garanci të forta dhe të besueshme sigurie për ukrainasit”.

“Ne do të punojmë për këtë së bashku me të gjithë evropianët, amerikanët dhe ukrainasit”, thotë Macron. “Ky është çelësi.”

Shtëpia e Bardhë e përshkroi një telefonatë miqësore bisedën e Trump me Macron, ndërsa Zelensky tha se ata ranë dakord që çdo garanci sigurie për Ukrainën duhet të jetë “e fortë dhe e besueshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, mori…