Macroni i dërgon letër Vuçiqit, ia përmend Kosovën

15 shkurt 2022 | 12:26

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë muaj në vazhdim.

Ai në urimin e tij për Ditën e Shtetësisë dhe Kushtetutës drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë që marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet në muajt në vijim.

“Do të vazhdojë ta mbështes dialogun me Prishtinën të ndihmuar nga ndërmjetësimi evropian, me qëllim që të përmbyllet marrëveshja e gjithanshme dhe përfundimtare e normalizimit të marrëdhënieve. Shpreh dëshirën që sukseset, në këtë drejtim, të ndodhin në muajt në vijim”, është thënë në letrën e Macronit.

Sipas një komunikate për media, Franca dëshiron të vendos perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës së saj në unionin evropian, në mënyrë që rajonin ta kthejë në “zonë paqe dhe prosperiteti”.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën për Serbinë është parakushti i vendosur nga BE-ja për anëtarësimin në unionin evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një Zot e di çfarë po ndodh me Kanye West,…