Macroni i dërgon mesazh urimi ambasadorit të Kosovës në Francë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një mesazh ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.
“Faleminderit përsëri për kurajën tuaj”, ishte mesazhi i presidentit Macron.
Me këtë rast, Gashi ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që po jep kontributin e tij në drejtim të forcimit të raporteve mes dy vendeve.
“Mbresë e fortë mesazhi personal i presidentit Macron, të cilin ma përcollën në fillim të javës: ‘Faleminderit përsëri për kurajën tuaj’. Jam i lumtur që kam mundësi të ndihmoj në avancimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona, të bazuar mbi vlera evropiane e interesa të përbashkëta për një Evropë të fortë si dhe e për paqe, liri, demokraci e progres në rajonin tonë. Shtetit tonë, në prag të 13-vjetorit të pavarësisë i nevojitet ende fuqizim në rrafshin ndërkombëtar”, ka thënë Gashi.