Macroni i kërkon Kurtit që ta vazhdojë dialogun me Serbinë

01 prill 2021 | 12:40

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë dhe i ka dëshiruar sukses në detyrën e kryeministrit.

Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në letër urimin e dërguar, presidenti Macron i ka shkruar kryeministrit Kurti se në vitet e fundit është bërë një përparim i rëndësishëm në dialogun me Serbinë.

“Shpresoj që ju ta vazhdoni këtë dialog në mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shkruar në letrën e tij presidenti francez.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Fjalimi historik i Hydajet Hysenit në sheshin qendrorë…