Afrikani që shpëtoi katërvjeçarin bëhet me nënshtetësi franceze (Video)
Menjëherë pasi e ka shpëtuar një fëmijë që ishte varur në një ballkon të një ndërtese në Paris, 22-vjeçari nga shteti i Malit të Afrikës, Mamoudou Gassama i cili është emigrant në Francë ka marrë statusin e heroit.
Kryebashkiakja e Parisit i ka thënë se do t’i ndihmojë t’i rregullojë letrat franceze ndërkohë që presidenti Emannuel Macron ka shkuar edhe më tutje.
“Me z. Gassama i cili shpëtoj jetën e një fëmije të shtunën duke u ngjitur në katin e katërt. Si një njohje për këtë akt heroik i thashë se statusi i tij do të rregullohet dhe se brigada e zjarrfikësve të Parisit është e gatshme ta mirëpresë. Unë po ashtu e ftova që të aplikojë për natyralizim. Franca është me vullnet dhe z. Gassama e demonstroj me përkushtim se e ka atë vullnet”, ka shkruar Macron në llogarinë e vet në “Twitter ”.