Macroni ia jep Zelenskyt Medaljen e Nderit të Francës

10 shkurt 2023 | 15:30

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky  është pajisur me Medaljen më të lartë të Nderit të Francës.

Por ka një problem: presidenti rus, Vladimir Putin, ka të njëjtën medalje.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbërthyer Medaljen e Kryqit të Madh të Nderit rreth kraharorit të Zelenskyt, pasi të dy janë takuar në pallatin presidencial francez, një veprim që Macroni ka thënë se kishte për qëllim të tregonte “njohjen e Francës” për trimërinë e Ukrainës që kur Rusia e pushtoi atë gati një vit më parë.

Zelensky, udhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi rus, u takua më 8 shkurt në Paris me Macronin dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Disa ligjvënës dhe aktivistë francezë i kanë bërë thirrje Macronit të revokojë nderin që i është bërë Putinit me të njëjtën medalje, për shkak të luftës.

Macroni nuk e ka përjashtuar mundësinë e heqjes së nderit të dhënë Putinit nga presidenti i atëhershëm, Zhak Shirak, në vitin 2006.

Macroni u ka thënë gazetarëve të premten se një vendim i tillë “ka kuptim serioz dhe duhet të merret në momentin e duhur”.

Ai ka vënë në dukje se e ka anuluar nderin edhe në të kaluarën.

Macroni ia ka hequr mirënjohjen e lartë producentit të Hollivudit, Harvey Weinstein, pas akuzave të për abuzime seksuale kundër tij në vitin 2017.

Çiklistit dhe ish-yllit të Tour de France, Lance Armstrong, i është hequr gjithashtu kjo mirënjohje./REL

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumet njohura botërore kanë shkruar fort për trajnerin aktual të…