Macroni i kërkon Putinit të përdorë ndikimin rus në Siri
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka biseduar në telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin, duke i bërë thirrje këtij të fundit të përdorë ndikimin e Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Siri, si dhe të rifillojë negociatat drejt trazicionit politik.
“Presidenti ka theksuar nevojën e dhënies fund të përshkallëzimit ushtarak të muajve të fundit, në mënyrë që të mbrohet popullata civile”, është thënë në një deklaratë të lëshuar nga Pallati Elysee.
Të dy liderët po ashtu kanë diskutuar nevojën e sigurimit të asaj se nuk do të ketë kryengritje të re të grupit militant, Shteti Islamik në rajon.
Në deklaratë po ashtu është thënë se Macroni shpreson se dialogu i rregullt në mes të Francës dhe Rusisë mund të ndikojë në përparim dhe gjetje të zgjidhjes për Sirinë.
Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011. Mbi 360 000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë.