
Macroni në Paris mban takim vetëm me Thaçin dhe Vuçiqin
12 nëntor 2019
| 13:40
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të zhvillojë sot takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Ky takim do të jetë trepalësh, pasi pjesë e tij do të jetë edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron, dhe këtë e ka konfirmuar për “klankosova.tv” Zyra për Medie e Presidencës së Kosovës.
“Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, tash në orën 12:45 do të mbahet një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, ka njoftuar kjo zyre.