Macroni në qershor pret liderët e Ballkanit Perëndimor në konferencën për pajtim

23 shkurt 2022 | 14:07

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tash e shtatë javë është në krye edhe të Këshillit të Bashkimit Evropian.

E pak para përmbylljes së kryesimit, ky do t’i prijë konferencës për Ballkanin Perëndimor në qershor.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine-Butel, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për BE-në dhe vendin e saj që kryeson presidencë e këtij unioni.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë tejet të rëndësishme për vet BE-në, dhe presidencën franceze. Ilustrimi më i mirë i rëndësisë së agjendës së presidencës franceze është konferenca për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në qershor”, ka thënë ajo.

Në këtë konferencë, siç ka njoftuar ambasadorja franceze në tryezën e sotme për presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian do marrin pjesë krerët e rajonit, të cilët do flasin për siguri, ambient, rini, dhe mbi procesin e pajtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në…